Policiaka vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec, në mars të 2021 është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Gjithashtu është proceduar penalisht një tjetër, i cili po e ndihmonte.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec.
Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 14.03.2021, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që drejtonte ky shtetas udhëtonte si pasagjer shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç.
Shtetasi R. Ç. iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, për procedura të mëtejshme./albeu.com