Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 21 vjeçar në Pogradec

Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec për transportim emigrantësh të paligjshëm. Ai u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Pogradec

Vijon operacioni i koduar “Perimetri 178”.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./albeu.com


Shtuar më 19.06.2022 13:18

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş