Rey Manaj po kalon ndoshta momentin më të mirë në karrierë, taksa është pjesë e Barcelona B.
Lushnjari ka shënaur 9 gola në 16 ndeshje, duke ndihmuar ekipin për ngjitje në ligën e dytë spanjolle.
Pavaresisht paraqitjeve të mira dhevlerësimit nga ana e Messit, Rey nuk ka arritur dot të debutojë me ekipin e parë.
Po pse nuk luan Manaj me Messi-n? Portali iberik “Ok Dario” ka zbuluar se ajo që e pengon djaloshin shqiptar është mosha e tij, 24- vjeçare, dhe nuk konsiderohet më pjesë e ekipit të të rinjve, si dhe bilanci në vështirësi i Barcelonës. Nëse Manaj do të debutonte në ekip me Mesin, automatikisht për shkak të moshës do të bëhej lojtar i federuar me ekipin A.
Në këtë mënyrë, kalojnë të gjitha përgjegjësitë financiare të klubit, pagesa e mbetur për kartonin, rroga dhe bonuset, në bilancin e Barcelonës A, aktualisht në vështirësi. Me gjithë vëzhgimin e Koeman nga afër, Manaj do ta ketë të vështirë debutimin me skuadrën A, edhe pse është në pritje të ftesës prej tij. /albeu.com/