Tentoi të vjedhë makinetën, durrsaku përfundon pas hekurave

Një 33 vjeçar nga Durrësi është dërguar pas hekurave pasi ka tentuar të vjedhë një makinetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Durrës, duke dëmtuar dhe tentuar të vjedhë një makinetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 6.04.2021 09:46