SONDAZHI/ Elbasani “nën ethe”, Gazment Bardhi lojë të fuqishme në listën e PD-së

Zgjedhjet parlamentare janë në prag dhe sondazhet janë mundësia më e përafërt për të hamendësuar lidhur me rezultatin e votimeve.

Një ndër qytetet ku pritet të ketë një sfidë të fortë është edhe qyteti i Elbasanit.

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Albeu.com me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se demokratët në Elbasan preferojnë më së shumti Gazment, i cili në listën e PD-së është i pari.

KLIKO PËR TË MARRË PJESË NË SONDAZH!

Ai ka marrë 24.49 % të votave duke lënë pas Luçiano Boçin me 18.37 % dhe Dashnor Sulën me 12.24%.

Në listë bie në sy edhe prurja e re e demokratëve Flutura Açka, shkrimtare e njohur në vend e cila ka arritur të marrë 8.16% edhe pse është hera e parë që kandidon në zgjedhje.

Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 09:51