Protesta në Tiranë ka përfunduar rreth orës 21:15, ndërsa protestuesit janë larguar dhe disa akse rrugore të kryeqytetit kanë mbetur të boshatisura.
Pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur largimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë tubimit.
Të lidhura
None found
Disa prej protestuesve janë shoqëruar nga policia. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë regjistruar 13 persona të lënduar gjatë protestës.
Në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 9 persona: 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi që ka pësuar dëmtim në sy vijon t’i nënshtrohet ekzaminimeve, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Aktualisht, në këtë spital ndodhen 4 të lënduar.
Ndërkohë, në spitalin “Nënë Tereza” janë trajtuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët më pas janë larguar. Në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur edhe 2 efektivë me dëmtime në sy, por ata janë larguar pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.
Lexoni edhe: Përshkallëzohet protesta pranë selisë së PS-së, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike (VIDEO)
Lexoni edhe: Policia reagon për protestën: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj







