Po punonte për bukën e gojës, ndërron jetë në Itali emigranti shqiptar, baba i dy fëmijëve

Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Ospedalicchio të Italisë.

Siç raportojnë mediet italiane, 56-vjeçari Zaim Jacaj dha frymën e fundit sot, në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”.

Të lidhura

None found

Viktima ishte shtruar në spital prej tre ditësh, pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës, teksa po rregullonte një tup në një dyqan.

56-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai la pas bashkëshorten.,Majlinda dhe dy fëmijët Iklid dhe Jori, raporton alebu.com.

Këshilltarja bashkiake e Ospedaliçhio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit.

Ajo u shpreh: Pas gjithë detyrimeve ritual ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë./albeu.com/


Shtuar 30.01.2023 20:03