Ishin përfolur se nuk i lanin fëmijët, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher u bëjnë banjë live

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher lajnë fëmijët live dhe videon e postojnë në Instagram.

Një muaj pas debatit në rrjet, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dokumentuar me një video sesi i bëjnë banjë fëmijëve të tyre. “Kjo puna e banjës po del jashtë kontrollit”, shkroi Ashton, krah videos së postuar në Instagram.

Në videon gazmore, aktori i bërtet bashkëshortes për faktin që lan fëmijët me ujë.

“Po përpiqesh t’i vrasësh me ujë”, i thotë ai.

Aktorja qeshi aq shumë me bashkëshortin sa i dolën lot nga sytë. Debati nisi kur në një intervistë muajin e kaluar Mila tha se nuk i pëlqente t’i lante fëmijët e saj.

“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, u shpreh Mila. “Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, u shpreh Ashton.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)


Shtuar 13.08.2021 08:51