“Po nuk pate mundësi të lënë të vdesësh”, kjo është një nga përgjigjet e një ankete të bërë në qytetin e Tiranës me gratë shtatzënë.
Gazetarja Adela Radovani e ftuar në Euronews Albania tha se ryshfeti për mjekët herë konsiderohet si ryshfet, e herë si dhuratë.
“Përqindja këtu është gjysmë-përgjysmë. Gjysma e nënave që kemi pyetur kanë thënë se e kanë dhënë vetë dhe gjysma tjetër kanë thënë se e kanë lënë ngaqë u ka ardhur kërkesa. Rrethet kanë diçka shumë interesante që nuk vihet re në Tiranë. O janë shumë pozitiv, o janë shumë negativ. Ose janë pozitiv dhe thonë që ne mjekët i njohim se janë komshinjtë tanë, ose janë shumë negative. Në përgjithësi negativ ishin ata që kishin më pak mundësi ekonomike, ndaj ka diçka shqetësuese”, tha gazetarja.