“Po nisem për shtëpi”, zbulohet mesazhi i fundit që 36-vjeçari i cili u gjet pa jetë i dërgoi të ëmës para se të zhdukej

Një 36 –vjeçar i cili prejt ditësh ishte në kërkim, është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në një banesë të pabanuar në Fier.

Sipas policisë, shtetasi Erald Mejdani dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Po nisem për shtëpi”, ishte mesazhi i fundit që Eraldi do t’i dërgonte të ëmës në Facebook para se të zhdukej.

Sipas informacioneve, mësohet se 36-vjeçari ishte nisur për të kaluar kufirin por për shkak të mungesës së dokumentacionit ishte kapur nga policia dhe atë ai ka qëndruar në Gjirokastër te një kushëri e në mëngjes ka folur për prindërit duke i thënë se po niset për në shtëpi. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 18:44