E dashura e akuzoi për dhunë me fakte, arrestohet ylli i Man.United (FOTO LAJM)

Mason Greenwood është arrestuar si i dyshuar për sulm dhe përdhunim ndaj të dashurës së tij, Harriet Robson.

Më herët ajo e kishte akuzuar atë për ushtrim dhune dhe kishte publikuar edhe foto e video në rrjetet sociale.

Shenjat e dhunës janë të qarta në trupin e saj, ndërkohë që policia e Manchester nisi hetimet dhe tashme edhe e ka arrestuar futbollistin.

Nga ana tjetër edhe Manchester United nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka vendosur ta pezullojë pa afat futbollistin e talentuar. /


Shtuar 30.01.2022 18:25