Po lahej në det, i moshuari pëson arrest kardiak e humb jetën

Një 78-vjeçar me inicialet E.H., banues në Berat, ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, ndërkohë që po lahej në det.

Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00 në plazhin e Zvërnecit.

NJOFTIMI

Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.08.2021 14:44