Po kthehej nga puna, 27 vjeçari vdes nga i nxehti

Një emigrant 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti në Itali.

I riu humbi jetë pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në shtëpi, pasi kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve.

Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuajse i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçikletën dhe u mbështet përtokë. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte përgjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kishte kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.


Shtuar 26.06.2021 23:00