Po festonte edhe nipi i Mbretit! 4 të plagosur nga të shtënat me armë në një klub nate në Spanjë

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Spanjë.

Ngjarja ka ndodhur në Marbella, pasi një person i armatosur filloi të qëllonte në pistën e mbushur me njerëz.

Të shtënat u dëgjuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë në një prej vendeve më të frekuentuara spanjolle, sipas Daily Mail.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një konflikt që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, përpara se një person të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe teksa pjesëmarrësit e festës ikën të dëshpëruar nga vendi.

Më pas ai u godit me thikë në kokë, thanë burimet, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Burimet policore thanë se i armatosuri ishte holandez dhe një nga viktimat ishte një irlandez i cili u qëllua në gjoks.

Në klub mbrëmë ishte Froilán de Marichalar, nipi i mbretit spanjoll Felipe VI, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 24-të, pohoi Look. Ylli i “Dutch Love Island” Kelly van der Minne gjithashtu po festonte atje teksa një dëshmitar përshkroi momentin kur u qëllua një grua në tavolinën pranë./albeu.com/