Festa e Çlirimit/ Presidenti Begaj: Të mbajmë gjallë veprën e tyre, t’ua përcjellim si amanet brezave të rinj, nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për liri

Presidenti i vendit Bajram Begaj, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, duke përkujtuar të rënët për lirinë e atdheut. Kreu i Shtetit bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Në mesazhin e përcjellë për këtë ditë të shënuar, Presidenti Begaj, theksoi detyrimin e çdo brezi për nderimin e dëshmorëve dhe ruajtjen e amanetit të tyre, lirinë.

Të lidhura

None found

“Sot, ne nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë; bij dhe bija të këtij vendi, që në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë, zgjodhën të vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre. Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë. Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ne kemi detyrimin të nderojmë përjetësisht kujtimin e tyre, të mbajmë gjallë veprën e tyre, lirinë, dhe t’ua përcjellim këtë amanet brezave që vijnë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, – shkroi Presidenti në mesazhin e tij për ditën e çlirimit të Shqipërisë.


Shtuar më 29.11.2026 11:53

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetGRANDPASHABET GİRİŞgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisgrandpashabetblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet