Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Sipas të dhënave, në total 61 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Të lidhura
None found
Në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 50 persona, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë. Prej tyre, 5 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 11 të lënduar, 8 punonjës policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë, të gjithë kanë dalë nga spitali.
NJOFTIMI:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:
17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.
6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
8 efektivë policie
Një protestues
Një punonjës sigurie
Një deputet
Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut







