Plas sherri në studio, Babaramo-Ngjelës: Nuk të vjen turp?

Gazetari Ilir Babaramo është përplasur me avokatin Spartak Ngjela. Në një lidhje me Skype, Ngjela po fliste për vizitat e kryeministrit Edi Rama në Francë dhe Turqi, ndërsa Babaramo e kundërshtoi nga studioja.

Gazetari tha se Ngjela është edhe 80 vjeç burrë dhe nuk i vjen turp që flet broçkulla. Ndërsa avokati u shpreh se nuk i ndal dot deliret.

Pjesë nga Biseda:

Ilir Babaramo: Ku e more rrogën sot, apo te Vilma, ik ore plakush se ngele…

Spartak Ngjela: Po të kishte një gazetari normale, duke parë atë tënden, do thoshte se…

Ilir Babaramo: Po çfarë thua nuk të vjen turp, 80 vjeç burrë nuk të vjen turp

Spartak Ngjela: Tani unë deliret nuk i ul dot, ju na e nxorrët negociator, këtë nuk e di unë. Nuk bëhen këto gjëra.

Shtuar 24.03.2021 11:03