Mira Rakacolli: Jam gati ta bëj vaksinën ruse dhe kineze

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, është shprehur se vaksina kineze por dhe ajo ruse e të tjera janë të sigurta dhe të certifikuara në vendet ku ata përdoren.

E ftuar në ‘ReportTv”, ka thënë se është gati që ta bëjë vaksinën, kineze dhe ruse, pasi sipas saj, vaksina kineze e cila pritet të vijë dhe në vendin tonë, është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH.

“Vaksina është e certifikuar në vendet që është prodhuar në Kinë në kinë dhe në atë vende të tjera që  e përdorin edhe në Turqi. Ajo ka paraqitur dokumente tek OBSH për certifikim dhe nga ajo.

Procesi i sigurimit të vaksinave merret nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit i krijuar para pandemisë dhe është i përhershëm. Rendësi ka ku janë marrë certifikatat e sigurisë dhe dokumentacioni i tyre kalon dhe nga agjenci e barnave dhe është e siguruar se ajo vaksinë që bëhet është e sigurt. Jam gati ta bëj vaksinën kineze apo atë ruse”, tha Rakacolli.

 

Featured image of article: Rakacolli: Jam gati ta bëj vaksinë ruse dhe kineze. Coronavac e sigurt, është certifikuar në Turqi!

Shtuar 24.03.2021 11:03