Katar 2022: Të gjitha rezultatet e mbrëmjes (FOTO LAJM)

Sot janë luajtur 12 ndeshje sa i përket ditës së parë të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022, teksa ishin pesë grupe që i dhanë “hapje” këtyre eliminatoreve!

Në Grupin A, Portugalia e Cristiano Ronaldo mundi Azerbajxhanin e Gianni de Biasit (ish-trajneri i Shqipërisë) me autogolin e Medvedev, teksa ndeshja u luajt në Torino, “Allianz Stadium”, aty ku CR7 e ka shtpëinë e tij, por sonte nuk la gjurmë.

Serbia me dy golat e Mitrovic mposht Irlandën 3-2, teksa ndeshja u zhbllokua nga miqtë, por Vlahovic barazoi dhe më pas sulmuesi i Fulham shënoi dy të tjerë, njëri spektakolar…

Në Grupin D, dy barazime. Finlanda me të zakonshmin Pukki (sulmuesi i Norëich) shënoi dy herë, por Bosnje Hercegovina e Pjanic mori 1 pikë. Lojtari i Barcelonas gaboi penalltinë dhe e shënoi më pas. Stefanovic shmangu humbjen.

Në Grupin E, fitore të lehta për Belgjikën dhe sidomos Çekinë. Djajtë e Kuq mundën 3-1 Uellsin, pasi miqtë shënuan të parët. Torgan Hazard, De Bruyne dhe Lukaku finalizuar rezultatin.

 

Çekia realizoi gjashtë gola ndaj Estonisë me Soucek protagonist.

Në Grupin G, Holanda u shkërmoq 4-1 nga Turqia me Burak Yilmaz protagonist me dy gola dhe Calhanoglu në katedër.

Fitore për Malin e Zi me dopietën e Jovetic ndaj Letonisë. Norvegjia fitoi lehtë 3-0 në Gjibraltar, por Haaland mbeti thatë.

Së fundmi, në Grupin H, Qipro dhe Sllovakia u ndalën në 0-0, por bie në sy fitorja e Sllovenisë ndaj Kroacisë me golin e Lovric. Sukses edhe për Rusinë në Maltë (3-1).


Shtuar 24.03.2021 23:13