Plas sërish në Dibër! Demokratët ndalojnë punonjësen e postës, nën hetim 5 shtetas

5 anëtarë të SMV të Partisë Demokratike janë vendosur nën hetim nga Policia e Shtetit pasi kanë ndaluar një punonjëse të Bashkisë Dibër e cila shpërndan pensionet.

Mësohet se e ndaluara nga grupi për mbrotjen e votës, është punonjësja e postës në fshatin Burim e cila shpërndante pensionet.

Burimet bëjnë me dije se ndër 5 personat nën hetim është edhe kandidati I PD, Luan Haka.

Rikujtojmë se ky i fundit ndaloi makinën në Maqellarë ku u gjetën 5 deri 7 milion lekë, lista zgjedhësish dhe karta ID të qytetarëve.  /albeu.com/