Kastrioti-Laçi me 6 arbitra, kush i gjykon kryendeshjet në Durrës dhe “Air Albania”

Java e 29 të Kategorisë Superiore rezervon përballje interesante për luftën në frontet e titullit, Europës dhe mbijetesës.

Në orën 13:00, në takimin Kastrioti-Laçi do të jenë 6 arbitra, ku gjyqtar kryesor është Eldorian Hamiti i cili do të mbështetet nga Ridiger Çokaj, Elvis Gjoka, Kreshnik Bajramaj, Florjan Lata dhe arbitër i katërt do të jetë Dojando Myftari.

Në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, arbitër kryesor do të jetë Blerim Ziri me asistentët Erind Burgu dhe Fatmir Lama. Partizani-Kukësi e cila do të luhet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “AIR Albania”, do të gjykohet nga Juxhin Xhaja me asistentët Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

Tek sfida Teuta-Tirana e cila do të nisë me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” do të vendosi drejtësi Olsid Ferataj në mbështetje nga Nuri Rapaj dhe Enea Pashaj.


Shtuar 24.04.2021 11:04