“Planet për muajt në vijim”, Lajçak takohet me emisarin britanik për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Peach.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur, të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin, Lord Peach. Kemi shkëmbyer mendimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe planet tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Para takimit të 2 majit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, Lajçak ka zhvilluar disa takime me akterë të ndryshëm mbi këtë temë.

Ai sot lajmëroi edhe për një takim që e pati dje me kryediplomatin grek, Nikos Dendias./Express/


Shtuar 28.04.2023 11:06