Plagosje me thikë në Durrës, një 50-vjeçar në gjendje të rëndë, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në plazhin e Durrësit ku ka pasur një përleshje.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur një 50-vjecar.

Burimet bëjnë me dije se i lënduari gjendet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Njoftim policie

Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 7.10.2022 09:43