Plagosje me thikë në Durrës

Një djalëi ri është goditur me thikë në lagjen nr.17 në Durrës, pas një sherri për motive banale.  Mësohet ka marrë plagë dhe momentalisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin.

Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit./albeu.com

Shtuar 26.01.2022 18:01