Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, policia në kërkim të autorit

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Policia vendase bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital,  ndërsa autori i dyshuar ndodhet në arrati.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë si dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një fishek.

Njoftimi i policisë:

VRAJSE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/

Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar,  dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati  ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.  Rasti vazhdon të hetohet.

 


Shtuar 20.06.2021 10:52