Plagosi rëndë një person ndërsa udhëtonte i dehur, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili duke udhëtuar në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor. Për pasojë, shoferi motokarros u plagos dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihet në pranga një shtetas, i cili shkakton aksident duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 36 vjeç,  banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMË” është përplasur me mjetin bujqësor, motokarro, pa targa, me drejtues shtetasin I.V., 36 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 08:56