PD në zgjedhje! Fati i keq i Bashës, një ditë pas ditëlindjes rrezikon të humbë edhe partinë

Partia Demokratike pësoi më 25 Prill humbjen e radhës për të marrë qeverinë duke i dhënë kryeministrit Rama një mandat të tretë.

Pas humbjes, kritikët e kryetarit të PD Lulzim Basha, kërkuan dorëheqjen e tij duke e fajësuar atë për humbjen e bujshme.

Ditën e djeshme u vendos që Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri të forcës politike më 13 qershor.

Ky ishte vendimi që u dha pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, pas shumë ditësh që disa prej anëtarëve kërkonin largimin e Lulzim Bashës nga posti.

Mirëpo, dita e zgjedhjeve brenda PD-së, përkon me një ditë pas ditëlindjes së kreut aktual të partisë, Lulzim Bashës, e cila është me 12 qershor.

Nuk dihet nëse Basha do ta festojë ditëlindjen e tij të 46-të, apo nëse do ta festojë pas rezulatit, nëse do të jetë pozitiv. Mbetet për tu parë nëse është supersticioz apo jo. /albeu.com/

 

 

Shtuar 17.05.2021 08:05