Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Berat, arrestohet autori

Policia ka vënë në pranga autorit e plagosjes me thikë ditën e djeshme. Pas një sherri 48-vjeçari me iniciale G. D., ka goditur me thikë 42-vjeçarin me iniciale G. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 11:11