Plagosi me thikë 17 vjeçarin, arrestohet i riu në Koplik

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosjem e dashje dhe kultivim të lëndëve norkatike.

Policia njofton se në pranga ka rënë 21 vjeçari C.S banues në Kolplik pasi ka plagosur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D.K, 17 vjeç banues gjithashtu në Koplik.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 57 vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.07.2021 18:20