E kaluara e errët e shoferit që shkaktoi aksidentin me 10 viktima, 4 vite më parë u arrestua nga Policia shqiptare për drogë

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.

Shoferi i autobusit i identifikuar si D.L ra u prangos nga prokuroria e Kroacisë dhe nesër pritet të jepet vendimi për të.

Por e kaluara e shoferit është e errët. Mediat kroate bëjnë të ditur se shoferi D.L u prangos dhe në 2017 nga Policia Kufitare e Shqipërisë me 20 kg kanabis. /albeu.com/


Shtuar 26.07.2021 17:58