Pëson rritje numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, sa persona humbën sot jetën

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1 mijë e 678 prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 viktima nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 651 raste nga 559 mijë e 537 persona të dyshimtë  dhe 2 mijë e 217 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98 mijë e 539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 895.

Shtuar 12.05.2021 03:05