“Përsëritet historia”, Arbër Çekaj për të atin: Është arsimtar

Ditën e sotme, policia ka arrestuar babain eArbër Çekajt,  Selim Çekaj pasi në një kontenier me banane të ardhur nga Ekuadori janë gjetur 49 kilogram kokainë.

Ndërkohë vetë Arbër Çekaj u arrestua 3 vite më parë pasi në firmën e tij zbarkoi një konteiner me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kg kokainë.

Kujtojmë se prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë kjo e pranuar edhe nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Ndërkohë, para gjykatës e quajti veten si një njeri me pak të ardhura, që ka babanë arsimtar ndërsa jeton në një banesë një dhomë dhe një kuzhinë.

Kjo sipas tij, ishte arsyeja që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë ku bashkë me të shoqen do të blinin mobilie për shtëpinë e tyre, në momentin kur policia organizoi aksionin për kontroll në magazinat e kompanisë “Arbi Garden”. Ai u shpreh se nëse do të ishte trafikant i madh droge do të merrte linjën direkte, pa përdorur tranzit përmes Kosovës. Çekaj tha se është besimtar dhe familjar të rregullt.


Shtuar 1.04.2021 09:40