Hapi “biznesin” një muaj pas arrestimit të së birit, hetimi për babain e Çakajt kishte nisur prej javësh

Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot pasi iu kapën 49 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit që administrohej nga firma që posedonte.

Firma e tij ECOALMAX, është hapur në 20 mars 2018, 1 muaj pas arrestimit të të birit dhe kapjes së 613 kg kokainë në magazinat kompanisë së bananeve ‘Arbri Garden’.

Ky rast hetimi kishte një muaj që kishte nisur. Mësohet se sa herë ka pasur transporte me kontejnerë përmes portit të Durrësit kontrolloheshin të gjithë. Sakaq, Selim Çekaj ka mohuar që droga të jetë e tij. /albeu.com.

Shtuar 1.04.2021 09:04