“Përqafimi i vdekjes”, çifti i të moshuarëve që humbën jetën në Qafë Muzinë u gjetën në krahët e njëri-tjetrit

Drita dhe Fiqiri Koçari ishin çifti i të moshuarve nga Skrapari që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Qafë-Muzinë.

Sipas të informacioneve, ata janë gjetur të përqafuar me njëri tjetrin në momentin që janë nxjerrë nga zjarrëfikësit.

Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Përplasja rezultoi fatale edhe për shoferin e fugonit 51-vjeçar, Bardhi Prodo dhe  një çift turistësh të huaj nga Ukraina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç. E vetmja e mbijetuar e aksidentit ishte 25-vjeçarja nga Tirana, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 26 Gusht në vendin e quajtur Qafë-Muzinë, ku mbetën të vdekur pesë persona./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 15:15