Përplasjet në PD, Rama: E rëndë për Shqipërinë (VIDEO)

Edi Rama në një komunikim me demokratët, është shprehur se ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në protestën para selisë së PD ishte shumë e rëndë.

Edi Rama: Sot është një komunikim që i adresohet demokratëve. Ajo që ndodhi dje ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët, ishte e rëndë dhe për vetë  Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të habitur për të më pyetur se a është e vërtetë se është sulmuar selia. Ishte një lajm befasues sa i rëndë dhe qesharak për një vend demokratik. Të sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Një zhvillim I kësaj natyre godet vendin, godet shoqërinë dhe kulturën politike. /albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 12:14