Protestuesit kanë ushtruar presion ndaj disa efektivëve të policisë, duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe lëndë ndezëse. Një pjesë e forcave policore ndodhet pranë hyrjes së Sheshit Skënderbej.
Të pajisur me skafandër dhe mburoja, efektivët janë tërhequr nën goditjet me shkopinj hekuri, flakadanë dhe gurë. Tërheqja është bërë edhe për shkak të numrit të kufizuar të policëve, ndërsa protestuesit kanë qenë më të shumtë në numër.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjes, një efektiv policie është dëmtuar dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës. Në një moment, ai është dëgjuar të thotë se ishte goditur në mushkëri.







