Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga 28-vjeçari në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, një 28-vjeçar teksa udhëtonte me automjetin tip “Audi”, ka përplasur për vdekje një 76-vjeçar në aksin rrugor “Cërrik-Papër”.

Uniformat blu, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 28-vjeç.

DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28-vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.05.2024 08:22