Përplasi 3 makina e terrorizoi qytetarët në shesh, dëshmia: Ika votova, nuk mbaj mend asgjë!

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”.

Kjo ka qenë një pjesë e deklaratës që ka dhënë në Komisariat pas arrestimit nga forcat Shqiponja, 32-vjeçari Arben Mema, i riu që shkaktoi terror mesditën e sotme në Sheshin “Skënderbej”.

Të lidhura

None found

Mesohet ditën e djeshme, 32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamëz, e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij.

Më pas, ai është drejtuar drejt zonës së Yzberishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa itinerari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit.

Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

Mësohet se i riu është person me rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident.


Shtuar më 25.04.2021 14:21

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber