Përmbytjet, Alibeaj kërkon të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat së bashku me deputetë demokratë, ka kërkuar që në Shkodër, Lezhë dhe në Durrës të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, pasi këto qarqe janë të përmbytura.

“Do të doja t’ju bëja me dije se një pjese e kolegëve tanë, deputetë të PD përfaqësues në tre qarqe të goditura kanë inicuar një kërkesë ku kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në këto tre qarqe Shkdoër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar ara, të mbjella, pasuri të qytetarëve. Dhe më tragjike situatën e bën dëmtimi i shëndetit siç ishte dhe rasti i humbjes së jetëve babë e bir në Malësi të madhe”, tha Alibeaj./albeu.com


Shtuar 22.11.2022 11:30