Përleshje në restorant, gratë godasin me grushta njëra-tjetrën (VIDEO)

Ditën e djeshme,  një përleshje e dhunshme shpërtheu në një restorant të mbushur me njerëz në Liverpool, ndërsa gratë përdorën edhe grushtat dhe njëra u godit me një pasqyrë.

Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse të përleshjes treguan një grup grash që luftonin në një restorant në Liverpool.

Aty, ndër tjerash thuhet se një grua kapi një tjetër nga flokët dhe i ra me grushte në kokë.

Një nënë e tmerruar mund të shihej duke mbrojtur kokën e vajzës së saj, teksa sherri shpërtheu në restorantin e bukur.

Është e paqartë se çfarë e ndezi luftën e tmerrshme në atë që supozohej të ishte një ditë e mirë për të festuar.