Përgjimet e të dhënave, vota “ndan” çiftin Alban Dudushi-Bieta Sulo (FOTO LAJM)

Një skandal ka përfshirë Shqipërinë. Albeu.com e kishte bërë të ditur vetëm pak ditë më parë, por  akuzat janë forcuar edhe më shumë pasi kanë dalë detaje të reja në dritë.

Bëhet fjalë për mënyrën sesi qeveria Rama kërkon të marrë mandatin e tretë nëpërmjet manipulimit dhe rrugëve anti-ligjore.

Ata janë përpjekur të krijojnë një sistem të dhënash për rreth 910 mijë votues të Tiranës, qytet i cili ka edhe pjesën e “luanit” në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mes të votuesve të mavi PS ka llogaritur edhe çiftin e njohur, Alban Dudushi e Bieta Sulo. Por me një ndryshim të madh mes të dyve. Dudushi renditet mes votuesve të sigurtë ndërsa për Sulon ndonëse përshkruhet  se preferon PS vota pro saj nuk merret për të garantuar.

Kontrollin e votës të Albanit e ka marrë përsipër si patronazhiste, Vinjola Syla, ndërsa atë të Bietës, Anxhela Roshi.

 


Shtuar 13.04.2021 09:06