Nga Fevziu te Ermal Mamaqi,  skandali i përgjimeve të të dhënave nga socialistët nxjerr zbuluar personazhet publikë

Një skandal ka përfshirë ditë e sotme Shqipërinë. Albeu.com e kishte bërë të ditur vetëm pak ditë më parë, por sot akuzat janë forcuar edhe më shumë pasi kanë dalë detaje të reja në dritë.

Bëhet fjalë për mënyrën sesi qeveria Rama kërkon të marrë mandatin e tretë nëpërmjet manipulimit dhe rrugëve anti-ligjore.

Ata janë përpjekur të krijojnë një sistem të dhënash për rreth 910 mijë votues të Tiranës, qytet i cili ka edhe pjesën e “luanit” në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fotot e publikuara duken të dhënat si: Numri i telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, vendi i punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim i përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Të dhënat janë siguruar nga e-Albania. Por cfarë bie në sy në fotot e publikuara?

Vihet re se në listë  ka edhe personazhe të njohur, të dhënat e të cilëve janë në dorë të Rilindjes.

Aty përfshihen gazetarë, këngëtarë, moderatorë dhe aktorë, të gjithë fytyra të njohura për publikun. Konkretisht:

Robert Ndrenika, Arbana Osmani, Rovena Dilo, Ermal Mamaqi, Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Eni Vasili etj.

Në listat sekrete të PS Ermal Mamaqi ndonëse ka dale publikisht pro PS-se, konsiderohet si votues PD-je. Çudi përbën edhe Arbana Osmani qe socialistët e konsiderojnë të votuese të LSI.

Nderkohe Eni Vasili del si votuese e PS-se, ndersa Fevziu i PD-se. /albeu.com/

 


Shtuar 11.04.2021 22:19