Përgjaket autostrada Tiranë-Durrës, vdes këmbësori që në orët e para të mëngjesit

Mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi K.M, 60 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga automjeti tip Benz, ndërsa kalonte rrugën.
Policia mësohet se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 71 vjeçarin me inicialet N.K.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. /albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 09:08