Përfundon ultimatumi i Moskës për ushtarët e Mariupolit që të dorëzojnë armët

Është dita e 53 e luftës, ndërsa sulmet e ushtrisë ruse janë shtuar që prej fundosjes së anijes ‘Moskava’ nga Ukraina. Maripuol është në qendër të vëmendjes, pasi Rusia kishte dhënë ultimatum që ushtarët ukrainas të dorëzojnë armët deri në orën 06:00 (me orën e Moskës) dhe jeta e tyre do të shpëtohet.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu përgjigj Rusisë duke i thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve mes dy vendeve. Nga ana tjetër, Moska akuzoi Kievin se ka kërcënuar ushtarët në Mariupol se do i ekzekutojnë nëse spranojnë të dorëzojnë armët.

Ultimatumi ka përfunduar, ndërkohë në të gjithë Ukrainën po bien sirenat e alarmimit, përfshirë edhe Kievin. Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar banorët që të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme raketore ruse. Vitali Klitschko u bën thirrje atyre që kanë ikur nga qyteti të mos kthehen Rusia ka ndaluar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe ministra të tjerë të lartë të hyjnë në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të vendit ndaj luftës.

Ndërkohë që sot, edhe pse kremtohet Pashka katolike, nuk ka një armëpushim të përkohshëm në konfliktin në Ukrainë. Madje sipas asaj që ka deklaruar Kievi sot nuk do të ketë asnjë korridor humanitar për kalimin e civilëve në të gjithë territorin.

Ushtria e Ukrainës sot përmes një njoftimi ka thënë sipas tyre 20,300 ushtarë rusë janë vrarë deri tani që nga fillimi i luftës.

 


Shtuar 17.04.2022 13:29