#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të gjithë klientët, ndërsa ata zgjedhin të udhëtojnë për pushime apo arsye pune, jashtë Shqipërisë.

Me Vodafone GigaNet, rrjetin më të mirë në Shqipëri dhe me mbulimin më të gjerë në botë, klientët Vodafone do të mund të ndajnë e të komunikojnë gjithçka, lirisht, si asnjëherë më parë, nga më shumë se 140 rrjete në mbi 40 shtete. Vodafone prezanton paketën më të re e të kompletuar roaming, Roaming Explore, me 6GB internet, 60 minuta dhe 60 SMS, për vetëm 1.200 lekë, e vlefshme për të gjithë, për 7 ditë. Nëse je klientët me kontratë Unlimited apo Biznes, merr me vete planin tend, me një tarifë shtesë ditore duke filluar nga 200 lekë në ditë dhe 40% ulje për sigurimin e shëndetit në udhëtim me Albsig.

Ofertat roaming do të jenë të vlefshme me të gjithë operatorët e vendeve në Europë, me të cilat Vodafone ka marrëveshje roaming, duke u dhënë kështu klientëve Vodafone edhe më shumë mundësi, ndryshe nga më parë kur operatorët e vendeve ishin të paracaktuar.

Si mund të merret kjo paketë? Kjo paketë do të jetë e disponueshme për t’u aktivizuar në të gjitha kanalet, shitjet me pakicë, aplikacionin My Vodafone, SMS, USSD.

Ofrimi i shërbimit më të mirë të roaming në treg, është një nga qëllimet kryesore të Vodafone Albania për t’ju siguruar klientëve të saj besnikë gjithmonë e më shumë mundësi komunikimi, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Me paketat roaming, klientët Vodafone, edhe kur janë jashtë, do të ndjehen si në shtëpi apo në zyrën e tyre, për të realizuar çdo nevojë komunikimi e biznesi, e pse jo edhe për të shijuar Youtube apo ndonjë film a serial të preferuar.

#kudomeVodafone, sikur të jesh në Shqipëri edhe kur udhëton jashtë vendit.


Shtuar 17.04.2022 13:17