Protestuesit u mblodhën sërish përpara godinës së Kryeministrisë, pasi për disa orë marshuan dhe penguan qarkullimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke mbyllur kështu ditën e 73-të të qëndresës qytetare kundër kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet e qytetarëve dhe të përfaqësuesve të diasporës jehuan përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u përsërit edhe një herë kërkesa kryesore e protestës.
Të lidhura
None found
Të grumbulluarit deklaruan se do ta vijojnë aksionin e tyre, ndërsa brohoritën me forcë: “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.
