Përfundon dita e 120-të e protestës: “Nesër më shumë”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut

Protesta qytetare kundër qeverisë përfundoi këtë të diel në Tiranë, duke shënuar ditën e 120-të të tubimeve të zhvilluara për katër muaj radhazi. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u drejtuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe artikuluan slogane kundër qeverisë. Ndër thirrjet kryesore ishte “Edi Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa protestuesit brohoritën gjithashtu “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”.

Të lidhura

None found

Me përfundimin e fjalimeve, turma vijoi protestën përmes një marshimi në disa prej rrugëve të Tiranës.

Aktivistët deklaruan se dita e 120-të nuk shënon mbylljen e lëvizjes. Sipas tyre, tubimet do të vazhdojnë dhe kërkesat nuk do të braktisen. Mes tyre renditen largimi i kryeministrit, ngritja e një qeverie tranzitore dhe realizimi i ndryshimeve politike e institucionale.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se lëvizja nisi si reagim ndaj asaj që ajo e cilësoi si dhunë shtetërore, korrupsion dhe ndikim të oligarkëve në procesin e vendimmarrjes. Ajo u shpreh se protestuesit do të qëndrojnë çdo ditë në shesh, deri në përmbushjen e kërkesave, duke nënvizuar se gjatë këtyre 120 ditëve në protestë janë bashkuar qytetarë me bindje të ndryshme politike.

Edhe protestues të tjerë thanë se nuk do ta ndërpresin qëndresën pas përfundimit të 120 ditëve. Një prej tyre deklaroi se do të vijojë të marrë pjesë në protesta deri në largimin e personave që, sipas tij, i kanë shkaktuar dëme vendit, ndërsa ngriti shqetësime për gjendjen ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

Dritan Goxhaj foli për vijimin e lëvizjes dhe theksoi se ajo nuk duhet të marrë karakter të dhunshëm. Sipas tij, rezistenca duhet të vijojë në mënyrë paqësore, pasi dhuna do t’i shërbente pushtetit. Goxhaj tha se “nuk ka kthim pas” dhe se qytetarët duhet të përgatiten të përballojnë edhe lodhjen që sjell protesta.

Pankartat e shpalosura gjatë tubimit iu referuan edhe deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama. Shprehja “Knock knock” u përdor si ironi dhe si mesazh se drejtësia duhet të trokasë në dyert e Ramës. Protestuesit e lidhën këtë simbolikë me kërkesat për hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të zyrtarëve të qeverisë.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomsekabetjojobetcasibom