Përfshihet nga flakët një banesë tre katëshe në Fier

Një zjarr ka rënë në një banesë tre katëshe në Fier. Tymi ka pushtuar të gjithë zonën, pasi banesa ndodhet në një zonë të banuar.

Mësohet se 2 zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:50, në lagjen “Apollonia”, në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shtuar 28.05.2021 13:04

Tags: ,