Agron Shehaj vazhdon fushatën për kryetar: PD do të ringrihet

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj vijon fushatën e tij në Shkodër. Sot ai ka zhvilluar një takim me demokratët dhe thotë se PD do të ringrihet.

Shehaj gjithashtu shprehet se PD i ka të gjitha mundësitë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

“Me demokratët e Shkodrës diskutuam për ringritjen e Partisë sonë. Forca dhe kurajo e tyre më bindi më shumë se kurrë se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë të fitojë dhe të ndryshojë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme. #partiaqefiton”, shkruan Agron Shehaj./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 13:01