Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00, në rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan, mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
View this post on Instagram